The fastest way to
bring food to your
business.
Era të sjell aromën e shtëpisë në zyrë!
Që prej vitit 2008 Era Corporate Catering ka bashkëpunuar me kompanitë më të mëdha në vend si: Antea Cement, KCA Deutag & SHELL, Vodafone Albania, Hygeia Hospital, Ambasada Amerikane, Spitali Salus, TIS (Tirana International School), Telekom Albania, ALBtelekom, Raiffeisen Bank etj, për të ofruar vakte të shëndetshme dhe të shijshme në të njëjtën kohë.
Në një sip, 600 m2 ku 2/3 e saj janë hapësirë përpunimi, me një teknologji moderne dhe me një staf të kualifikuar, vendas dhe të huaj, ky shërbim shumë shpejt u bë lider në treg.
Më shumë se kurrë më pare, kompanitë kanë filluar të kuptojnë sa i rëndësishëm është ushqimi i mirë në zhvillimin e talenteve dhe krijimin e ambienteve kreative dhe motivuese në punë.
Ofrimi i vakteve ushqimore për punonjësit tregon se kompania kujdeset për ta dhe se përpjekjet dhe kontributet e tyre të përditshme vlerësohen:
-I bën punonjësit të ndihen të vlerësuar dhe të kontribuojnë më shumë për kompaninë në të cilën punojnë.
-Nxit produktivitetin, tanimë nuk kanë pse të mendojnë dhe të nxitojnë se çfarë do të hanë ose ku të porosisin për vaktin e rradhës, fokusi nuk humbet nga objektivat kryesore që duan të arrijnë gjatë një dite produktive në punë.
-Ndarja e vaktit bën të krijohet një atmosferë e këndshme dhe punonjësit të lidhen më shumë me njëri-tjetrin.
Është një nga mënyrat më efektivë për të përmirësuar gjithcka, duke filluar nga kënaqësia në punë deri të produktiviteti i punonjësve. Jemi entuziastë të konstatojmë që e njëjta kulturë ka filluar të aplikohet edhe nga kompanitë më prestigjoze në Shqipëri.
Në vijim, do të dëshironim të sillnim në vëmendjen tuaj disa argumente se pse Era është zgjedhja më e mirë për këtë lloj bashkëpunimi:
-Era është një emër i kërkuar ne treg.
-Era është një partner serioz dhe i besueshëm.
-Era vjen tashmë me një përvojë 23-vjeçare dhe investime thelbësore në fushën e shërbimit katering.
-Era ofron një shërbim të përqendruar në nevojat e klientit, me infrastrukturën dhe standardet më të larta.Nëse dëshiron të bashkëpunosh edhe ti me ne… jemi vetëm një telefonatë larg!
Çfarë do të ha për drekë? Kjo është fraza që përsërisim shpesh me veten apo kolegët tanë.
Në ditët me fat, mund të konsumojmë ushqimin e mbetur të darkës së kaluar, e në ditë të tjera kjo pyetje e thjeshtë, mund të jetë një sfidë dhe humbje kohe derisa të gjejmë se çfarë duam të hamë dhe ku do të porosisim.
Disa nuk pëlqejnë të gatuajnë, ndërsa të tjerë urrejnë të harxhojnë kohën e tyre të pushimit për të gjetur vendin se ku duhet të konsumojnë drekën.
Prandaj ERA ka menduar për të gjithë ata që kërkojnë një drekë të paketuar mirë, të shijshme, të gatuar si në shtëpi dhe që mund ta shijohet në komoditetin e zyrës.
Të gjithë kanë nevojë për një drekë të larmishme mbas një dite të ngarkuar me takime, planifikime apo projekte të ndryshme. Ndaj paketat tona “Business Lunch” janë bërë për të kënaqur dëshirat e gjithësecilit! Ajo çfarë duhet të bëni është të vizitoni faqen tonë të internetit, të porosisni një ditë para (deri në orën 16;00) paketën tuaj të preferuar dhe ne do të vijmë tek ju me shpejtësinë e erës, në vendin dhe orën e përcaktuar.
Ajo që ju mbetet të bëni është të merrni vaktin tuaj dhe ta shijoni!
E nëse ju së bashku me kolegët e punës jeni të interesuar për abonim mujor, na telefononi për të përfituar çmime promocionale.
Customer Review
“Që kur kemi filluar abonimin me paketat business lunch para 3-vjetësh e deri më tani, në zyrë nuk bëhet më pyetja – Çfarë do hamë sot? :p”
Elton J
“E rekomandoj që të porosisni tek ERA sepse jo vetëm që janë cilësorë në ushqim edhe shërbim por të ofrojnë edhe standard dhe siguri për atë që konsumon.”
Leda K.
“Paketat e BL janë aq të mira dhe aq të shijshme sa që porosis edhe në fundjavë kur jam në shtëpi, jo vetëm në zyrë.”
Enis B.
“Business Lunch-i më i mirë në qytet! Super ushqim, super cilësi dhe super shërbim.”
Laura H.
“Business Lunch-i më i mirë në qytet! Super ushqim, super cilësi dhe super shërbim.”
Laura H.