Era

Rreth Nesh
Tradita që jeton në një Erë moderne

Restorant – Piceri “ERA” filloi aktivitetin e shërbimit në vitin 1999. Kthimi në traditën shqiptare të gatimit dhe orientimi drejt kujdesit maksimal ndaj klientit bënë që ERA të shndërrohet në një kohë mjaft të shkurtër, në një nga restorantet më popullore të kryeqytetit. Idea e futjes për herë të parë në Shqipëri e shërbmit Delivery në një qytet pa adresa dhe kur askush nuk besonte, kompletoi tërësisht imazhin e një biznesi që rritej dita ditës.

Nga viti 1999 e deri më sot ERA vazhdon të mbajë vendin e parë në këtë shërbim. Në më pak se dy vjet, Restorant-Piceri Era, nga një biznes i vogël familjar, shndërrohet në një kompani me emrin “ERA 2000” shpk. Një tjetër sfidë dhe një tjetër sukses për kompaninë do të ishte futja e një shërbimi të ri, Era Catering. Në një sip, 600 m2 ku 2/3 e saj janë hapësirë përpunimi , me një teknologji moderne dhe me një staf të kualifikuar , vendas dhe të huaj. Ky shërbim shumë shpejt u bë lider në treg duke u shtrirë dhe në pika të tjera, si Antea Cement, AMC, Plus Communicaion, Hygeia Hospital, Ambasada Amerikane, Spitali Salus, TIS, Vodafone Albania, Telekom Albania, ALBtelekom dhe Raiffeisen Bank.

Misioni

ERA synon të jetë një nga modelet më të mira të biznesit shqiptar. E ndjeshme ndaj konsumatorit, e përgjegjshme ndaj cilësisë së produktit dhe kontributore kundrejt shtresave sociale në nevojë.

Vizioni

ERA është dhe do të mbetet për shumë kohë lider në fushën e shërbimit të ushqimit. E para në stilin unik të restoranteve, e vetmja në cilësinë e lartë të shërbimit catering dhe e pakonkurrueshme në shërbimin delivery. Era është dhe do te mbetet shoqëria e standardeve të larta të shërbimit, e ideve të reja dhe kujdesit maksimal ndaj konsumatorit.

0
Vite në treg
1999
Hapja
Hapja e Restorant- Piceri “Era Bllok”, numri i klientelës ditore 440 dhe hapja e shërbimit Delivery.
2000
Delivery
Lëvizja e shërbimit Delivery në një tjetër ambient me klientelë ditore 600 persona.
2008
Catering
Fillimi i shërbimit catering në një ambjent me sipërfaqe 600 m2.
2009-2012
Catering
Katering Industrial në AMC sh.a

Një shoqëri anonime e regjistruar sipas ligjeve në Shqipëri, me Nipt J61814094W, me seli në Rr. Gjergj Legisi, Laprakë. Ofertimi i shërbimit “self-service” për mesatarisht 200 punonjës në ditë.

2010 - në vazhdim
Corporate Catering
Antea Cement sh.a

Një shoqëri e organizuar sipas ligjeve në Shqipëri, me Nipt K6191400R, me seli në adresën , Autostrada Tiranë- Durrës. Ofertimi i shërbimit “self-service” për mesatarish 340 punonjës në ditë. Investim me vlerë 3.2 milion lekë.

2010 - 2019
Corporate Catering
Katering Industrial në Hygeia Hospital Tirana sha.a.

Një shoqëri anonime e regjistruar sipas ligjeve në Shqipëri, me Nipt K71822007C me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Fushë Mëzez, Tiranë. Shërbim Restoranti dhe “self -service” për punonjësit. 620 klientë ditor dhe në një numër afersisht prej 55 pacientë në ditë me menu specifike të përgatitura nga Dietologë të specializuar. Investimi i bërë për shërbimin “self –service” dhe për restorantin brënda ambienteve të këtij spitali është 2.2 milion.

2011
Restaurant Vila
Era Vila

Hapja e Restorant - Piceri “ERA VILA”, pranë rrugës Papa Gjon Pali i II, me një investim prej 65.5 milion lekë me një kapacietet prodhues prej 650 klientë në ditë.

2011 - 31 Dhjetor 2017
Corporate Catering
Plus Communication sha.

Katering Industrial Plus Communication sha. Shoqëri e organizuar sipas ligjeve të Shqipërisë, me Nipt K91811014B, duke ofruar një shërbim “self-service” për 5 ditë në javë, nga e hëna në të premte. Ofertimi i shërbimit “self-service” për mesatarish 150 punonjës në ditë.

2013-2020
Corporate Catering
Ambasada Amerikane

Ambasada Amerikane në Tiranë. Ofertimi i shërbimit “self-service” për mesatarisht 123 punonjës në ditë. Investim i bëre me vlerë 1.1 milion lekë.

2014-2019
Corporate Catering
Salus Tirana sh.a

Katering Industrial në Salus Tirana sh.a. Një shoqëri anonime e regjistruar sipas ligjeve në Shqipëri, me Nipt K82311006T me seli në Rr. Vidhe Gjata , Mëzez – Kashar. Shërbim Restoranti dhe “Self Service” për punonjësit dhe klientë, rreth 192 persona në ditë dhe pacientët e spitalit afërsisht 35 në ditë. Menu të përgatitura specifikisht për pacientët nga Dietologë të specializuar. Investim i bërë në vlerë 1.5 milion lekë.

2014-2020
Corporate Catering
Tirana International School(TIS)

Tirana International School(TIS) në shërbimin “self-service” për fëmijët e shkollës dhe stafin e mësuesëve. Ofertimi i shërbimit “self-service” për mesatarish 231 punonjës në ditë. Investimi i bërë ka vlerën 1.5 milion lekë.

2015-2018
Corporate Catering
Telekom Albania sh.a

Katering Industrial në Telekom Albania sh.a, një shoqëri anonime e regjistruar sipas ligjeve në Shqipëri, me Nipt J61814094W, me seli në Rr. Gjergj Legisi, Laprake. Ofertimi i shërbimit “self-service” për
mesatarish 200 punonjës në ditë dhe një investim me vlerë 1.2 milion lekë.

2015-2019
Corporate Catering
Raiffeisen Bank

Raiffeisen Bank – Katering Industrial me shërbimin “self-service” për mesatarisht 500 punonjës në ditë.

2015-2016
Corporate Catering
ALBtelekom

Katering Industrial dhe shërbim bar-restorant pranë ambjenteve të ALBtelekom, Autostrada Tr-Dr Kashar, me një investim prej 1.5 milion lekë dhe duke ofertuar shërbim “self-service” për 324 punonjës në ditë.

2015-2019
Corporate Catering
Vodafone Albania sh.a

Katering Industrial në Vodafone Albania sh.a një shoqëri anonime e regjistruar sipas ligjeve në Shqipëri, me Nipt K1171500L. Shërbim “self-service” në dy pika, atë në rrugën Pavarsia, selia kryesore dhe në Kashar Vodafone MTX. Investimi i bërë për keto dy pika është 1.8 milion lekë Ofertimi i shërbimit “self-service” për mesatarish 821 punonjës në ditë.

Maj 2016-2019
Corporate Catering
BKT (Banka Kombëtare Tregtare)

Katering industrial në BKT (Banka Kombëtare Tregtare) një shoqëri e regjistruar sipas ligjeve ne Shqipëri, me NIPT J62001011Q duke ofruar një shërbim “ Self-Service”. Ofertimi i shërbimit “self – service” për mesatarisht 170 punonjës në ditë.

Shtator 2017 - Qershor 2019
Lunch Box
Shkolla Franceze Ndërkombëtare

Shërbim “Lunch Box” për Shkollën Franceze Ndërkombëtare të Tiranës, për një numër mesatar ditor prej 45 paketa për fëmijët e kësaj shkolle.

2022 - në vazhdim
Corporate Catering
KCA Deutag

Me mbi 130 vjet përvojë, KCA Deutag është një kompani Lider e shpimit, inxhinierisë dhe teknologjisë që punon në tokë dhe në det të hapur me fokus në sigurinë, cilësinë dhe performancën operacionale. KCA Deutag operon përafërsisht në 110 platforma shpimi në 20 vende, drejtpërdrejt ose nëpërmjet filialeve të tyre në Afrikë, Evropë, Rusi, Lindjen e Mesme, Detin Kaspik dhe Kanada. ERA Corporate Catering ofron shërbimin e kateringut në formatin e vetë-shërbimit për stafin e tyre në pikën e tyre në Shqipëri (Shpirag 2).

ÇERTIFIKATA

HACCP
Era 2000 shpk

Çertifikimin e sistemit të autokontrollit bazuar ne metodën HACCP. Për më tepër informacion vizitoni faqen zyrtare të RoyalCert. ©All Rights Reserved.

RoyalCert
ISO 9001:2015

Standarti ndërkombëtar i vlerësimit për çertifikimin e sistemit të cilësisë së menaxhimit bazuar në ISO 9001:2015. Vizitoni faqen online.

RoyalCert
ISO 45001:2018

Standarti ndërkombëtar i vlerësimit për çertifikimin e sistemit të menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë bazuar në ISO 45001:2018.

RoyalCert
ISO 22000:2018

Standarti ndërkombëtar i vlerësimit për çertifikimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë ushqimore bazuar në ISO 22000:2018. Vizitoni faqen online.

RoyalCert
ISO 14001:2015

Standarti ndërkombëtar i vlerësimit për çertifikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe ambjentit në punë bazuar në ISO 14001:2015.
Era Catering

Që prej vitit 2008, ekipi ynë i artistëve të kuzhinës ka krijuar evente të paharrueshme për familjet, organizatat, kompanitë dhe individët e ndryshëm, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë. 

Nëse edhe ti do të bëhesh pjesë e historisë… jemi vetëm një klikim larg!

Porosia Juaj / Your Order 0
Nuk ka produkte në shportë
VAZHDO BLERJEN / CONTINUE SHOPPING
0