Era

We bring your
vision, to life!

We bring your

vision, to life!

Catering for all Occasions
FOR ALL TASTES

Me mbi 14 vite eksperiencë në treg, ekipi ynë i artistëve të kuzhinës ka krijuar evente të paharrueshme për familjet, organizatat, kompanitë dhe individët e ndryshëm, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë. Përvoja dhe ekspertiza jonë në organizimin e ngjarjeve dhe eventeve të të gjitha llojeve, na rendisin në krye të listës tuaj kur bëhet fjalë për organizimin e festave të kompanive, takimeve, pushimeve për kafe, mbrëmjeve gala, konferencave për shtyp, darkave private apo festave familjare. 

Që nga dita e parë e funksionimit të këtij shërbimi e deri më sot kemi ftuar çdo individ të bëhet pjesë e udhëtimit tonë të shijes nëpërmjet menuve speciale të cilat janë krijuar për të mbetur gjatë në memorje pas çdo kafshate të provuar.

Përveç shijes dhe prezantimit elegant të cateringut, një tjetër përbërës i rëndësishëm i suksesit të Era Event Catering është përzgjedhja dhe trajnimi i profesionistëve të duhur për të ofruar një shërbim të cilësisë së lartë, duke i dhënë rëndësinë dhe përkushtimin e merituar çdo ngjarje, shoqërore apo korporative!

Objektivi ynë është i thjeshtë: Të mbajmë standarde të larta sepse ju meritoni absolutisht më të mirën!

Ne refuzojmë të bëjmë kompromis më cilësinë, e cila na bën të jemi burim dhe partner i besueshëm për këdo.

Bussines Lunch

YOUR EVERYDAY

Dreka është një nga vaktet më të rëndësishmë e cila ju jep energjinë e nevojshme për pjesën tjetër të ditës. Paketat e reja të Business Lunch të bëjnë të mos heqësh dorë nga kënaqësia e ushqimit, shija dhe larmishmëria e produkteve. Duke filluar nga 620L në ditë mund të zgjedhësh paketat e krijuara nga dietologët tanë ose të personalizosh paketën tënde. Dhe nëse e diela është përsëri punë për ty, ne jemi këtu!

Our picks

Our Specialities

Porosia Juaj / Your Order 0
Nuk ka produkte në shportë
VAZHDO BLERJEN / CONTINUE SHOPPING
0