





Më 1 Qershor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ERA Event Catering pati nderin të jetë pjesë e festës së organizuar në Vilën Presidenciale në Tiranë. Ky event i veçantë, i mbushur me ngjyra, energji dhe emocione të bukura, u kthye në një ditë të paharrueshme për qindra fëmijë dhe familjet e tyre.
E konceptuar si një festë për fëmijë, atmosfera ishte e gjallë dhe festive, me kënde të personalizuara argëtimi dhe shije të kuruara me kujdes nga stafi i ERA Event Catering.
Çdo detaj i këtij eventi nga dekori deri te shërbimi i përkushtuar u realizua me dashuri dhe profesionalizëm, duke përçuar gëzim, buzëqeshje dhe ndjesi pozitive për çdo pjesëmarrës. Në një ditë që i përket fëmijëve, ne besojmë se çdo moment duhet të jetë i mbushur me kujtime të bukura dhe pikërisht këtë sollëm edhe ne.
Me përkushtim ndaj cilësisë dhe dashuri për punën që bëjmë, ERA Event Catering vazhdon të jetë zgjedhja e parë për evente institucionale, festa familjare dhe aktivitete të dedikuara për fëmijët, duke sjellë më shumë se thjesht ushqim një përvojë të plotë.


