Era

Rreth Nesh
Tradita që jeton në një Erë moderne

Restorant – Piceri “ERA” filloi aktivitetin e shërbimit në vitin 1999. Kthimi në traditën shqiptare të gatimit dhe orientimi drejt kujdesit maksimal ndaj klientit bënë që ERA të shndërrohet në një kohë mjaft të shkurtër, në një nga restorantet më popullore të kryeqytetit. Idea e futjes për herë të parë në Shqipëri e shërbmit Delivery në një qytet pa adresa dhe kur askush nuk besonte, kompletoi tërësisht imazhin e një biznesi që rritej dita ditës.

Nga viti 1999 e deri më sot ERA vazhdon të mbajë vendin e parë në këtë shërbim. Në më pak se dy vjet, Restorant-Piceri Era, nga një biznes i vogël familjar, shndërrohet në një kompani me emrin “ERA 2000” shpk. Një tjetër sfidë dhe një tjetër sukses për kompaninë do të ishte futja e një shërbimi të ri, Era Catering. Në një sip, 600 m2 ku 2/3 e saj janë hapësirë përpunimi , me një teknologji moderne dhe me një staf të kualifikuar , vendas dhe të huaj. Ky shërbim shumë shpejt u bë lider në treg duke u shtrirë dhe në pika të tjera, si Antea Cement, AMC, Plus Communicaion, Hygeia Hospital, Ambasada Amerikane, Spitali Salus, TIS, Vodafone Albania, Telekom Albania, ALBtelekom dhe Raiffeisen Bank.

Misioni

ERA synon të jetë një nga modelet më të mira të biznesit shqiptar. E ndjeshme ndaj konsumatorit, e përgjegjshme ndaj cilësisë së produktit dhe kontributore kundrejt shtresave sociale në nevojë.

Vizioni

ERA është dhe do të mbetet për shumë kohë lider në fushën e shërbimit të ushqimit. E para në stilin unik të restoranteve, e vetmja në cilësinë e lartë të shërbimit catering dhe e pakonkurrueshme në shërbimin delivery. Era është dhe do te mbetet shoqëria e standardeve të larta të shërbimit, e ideve të reja dhe kujdesit maksimal ndaj konsumatorit.

Vite në treg
0
ÇERTIFIKATA

HACCP
Era 2000 shpk

Çertifikimin e sistemit të autokontrollit bazuar ne metodën HACCP. Për më tepër informacion vizitoni faqen zyrtare të RoyalCert. ©All Rights Reserved.

RoyalCert
ISO 9001:2015

Standarti ndërkombëtar i vlerësimit për çertifikimin e sistemit të cilësisë së menaxhimit bazuar në ISO 9001:2015. Vizitoni faqen online.

RoyalCert
ISO 45001:2018

Standarti ndërkombëtar i vlerësimit për çertifikimin e sistemit të menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë bazuar në ISO 45001:2018.

RoyalCert
ISO 22000:2018

Standarti ndërkombëtar i vlerësimit për çertifikimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë ushqimore bazuar në ISO 22000:2018. Vizitoni faqen online.

RoyalCert
ISO 14001:2015

Standarti ndërkombëtar i vlerësimit për çertifikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe ambjentit në punë bazuar në ISO 14001:2015.
Era Catering

Që prej vitit 2008, ekipi ynë i artistëve të kuzhinës ka krijuar evente të paharrueshme për familjet, organizatat, kompanitë dhe individët e ndryshëm, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë. 

Nëse edhe ti do të bëhesh pjesë e historisë… jemi vetëm një klikim larg!

Porosia Juaj / Your Order 0
Nuk ka produkte në shportë
VAZHDO BLERJEN / CONTINUE SHOPPING
0