





Pas një sezoni emocionues dhe të ndjekur nga publiku shqiptar, spektakli “Ferma VIP” u përmbyll me një afterparty ekskluziv, i organizuar në ambientin autentik të fermës, aty ku nisi e gjithë aventura. Mbrëmja ishte një festë e mirëfilltë për finalistët, të ftuarit dhe stafin, dhe kishte gjithçka që një mbyllje e madhe meriton: atmosferë, shije dhe stil.
ERA Event Catering, partneri zyrtar për këtë event, solli në këtë natë të veçantë elegancën dhe profesionalizmin që e karakterizon, duke krijuar një banket në stilin “country”, i cili ndërthurte thjeshtësinë e natyrës me finesën e produkteve premium.
Çdo element i këtij eventi nga përzgjedhja e menusë, prezantimi vizual, e deri tek mënyra e shërbimit ishte menduar me kujdes për të ofruar një përvojë të rafinuar por të natyrshme. Pjata autentike, dekori rustik dhe shërbimi i personalizuar krijuan një eksperiencë gastronomike të paharrueshme në zemër të natyrës.
Ky afterparty në fermë ishte një përmbyllje e denjë për një spektakël që për javë me radhë i dha publikut emocione, surpriza dhe momente të paharrueshme. ERA Event Catering dëshmoi edhe njëherë se di të përshtatet me çdo koncept dhe të sjellë evente të veçanta me shije të jashtëzakonshme dhe kujdes maksimal ndaj detajeve.





