ERA 2000 shpk (“ERA”) është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, me seli në adresën: Rruga “Perlat Rexhepi”, Pallati Unikom, Tiranë.
Restorant – Piceri “ERA” filloi shërbimet e saj në vitin 1999. Kthimi në traditën shqiptare të gatimit dhe orientimi drejt kujdesit maksimal për klientin, bënë që “ERA” të shndërrohet shumë shpejt në një nga restorantet më popullore të kryeqytetit, me një menu të pasur të kuzhinës tradicionale shqiptare dhe mesdhetare.
ERA ishte e para që realizoi me sukses futjen e shërbimit “delivery” në Shqipëri. Prej 14 vitesh sjell pranë jush një menu të pasur shqiptare tradicionale, mesdhetare dhe të huaj, kudo që ju ndodheni, në çdo kohë, ME SHPEJTËSINË E ERËS!!
ERA disponon faqen zyrtare të shoqerisë www.era.al
Me anë të Faqes Zyrtare, ERA transmeton dhe mbledh informacione.
Nëpërmjet Faqes Zyrtare, ERA prezanton shoqërine dhe strukturën e saj, produktet, shërbimet, ofertat, paketat me cmimet dhe përfitimet perkatëse, çertifikata e cilësisë së prodhimit dhe standartit, mund dhe standartit, mundësitë e punësimit dhe karrierës si dhe mundësinë e sugjerimeve dhe ankesave në lidhje me të gjitha produktet dhe shërbimet e ofruara.
Kur na kontaktoni ju mundet që t’ju kërkohet të jepni numrin e telefonit, adresën e e-mail, adresën apo të dhëna të tjera personale. ERA e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave personale çështje të një rëndësie të veçantë dhe është anagazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre.
Me anë të Politikës së Privatësisë, ERA ka për qëllim të informojë personat që vizitojnë faqen www.era.al për mënyrën e mbledhjes, perpunimit, ruajtjes, si dhe masat e marra për sigurinë e të dhënave personale.
Të gjithë ju që aksesoni faqen e internetit www.era.al bini dakord me kushtet si vijojnë:
Për vizitorët e faqes www.era.al sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me perdorimin e faqes, me klikimet e informacionit, artikujve, seksioneve apo rubrikave në këtë faqe.
Të dhënat personale që mblidhen nëpërmjet Faqes Zyrtare përpunohen për qëllimin për të cilin mblidhen në përputhje me kuadrin ligjor, nënligjor dhe këtë politikë.
1.qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e konsumatoreve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm);
2.qëllime analize për krijimin e produkteve të reja;
3.në funksion dhe për realizimin e marrëdhënies kontraktore mes ERA dhe klientëve të saj;
4.për marrjen e qëndrimit dhe/ose pretendimeve të klientëve në lidhje me produktet dhe shërbimet.
Gjithashtu, me aplikimin online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procedimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë vetëm për përdorim të brendshëm të ERA. ERA thekson se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme dhe është në dëshirën e çdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet. Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga ERA në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
Informacioni juaj është i ruajtur në serverat ERA-së. Ne përdorim mbrojtje procedurale dhe teknike pasi ne e konsiderojmë të nevojshme për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe për të mbrojtur të dhënat tuaja personale kundër humbjes, vjedhjes, qasje të paautorizuar dhe zbulimi. Masat e tilla mbrojtëse përfshijnë por nuk kufizohen në përdorimin e kriptimit, firewalleve dhe Secure Socket Layer (SSL) teknologji. Ne gjithashtu do vëmë në përdorim teknikat e duhura të sigurisë për të mbrojtur të dhënat kundër humbjes, vjedhjes, dhe qasje të paautorizuar nga përdoruesit brenda dhe jashtë ERA
Subjektet e të dhënave personale, të dhënat personale të të cilëve përpunohen, kanë të drejtë të marrin në çdo kohë konfirmimin për ekzistencën ose jo të të dhënave personale dhe të dinë përmbajtjen dhe burimin e tyre, të verifikojnë saktësinë, përditësimin ose korrigjimin,të kërkojnë informacion për qëllimin e përpunimit ,per kategoritë e të dhënave personale të përpunuara , transformimin në mënyrë anonime ose bllokimin e informacionit dhe të dhënave që trajtohen në kundërshtim me ligjin, si dhe në çdo rast të kundërshtojnë, për arsye të ligjshme,trajtimin e tyre.
Kërkesa mund të drejtohet në adresën [email protected].
ERA rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë politike në çdo kohe, në zbatim të ndryshimeve të mundshme të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.