Tel: +355 (0) 4 22 57 805

Rreth Nesh

Pak Histori


Një histori 15 vjeçare drejt suksesit, traditës dhe kujdesit. Restorant – Piceri “ERA” filloi shërbimet e saj në vitin 1999. Kthimi në traditën shqiptare të gatimit dhe orientimi drejt kujdesit maksimal për klientin, bënë që “ERA” të shndërrohet shumë shpejt në një nga restorantet më popullore të kryeqytetit, me një menu të pasur të kuzhinës tradicionale shqiptare dhe mesdhetare, Restorant-Piceri “ERA” ofron shije për çdo dëshirë.

ERA , e para që realizoi me sukses futjen e shërbimit “delivery” në Shqipëri. Prej 14-vitesh sjell pranë jush një menu të pasur shqiptare tradicionale, mesdhetare dhe të huaj, kudo që ju ndodheni, në çdo kohë, ME SHPEJTËSINË E ERËS!!

Me kapacitet prodhues dhe menaxhues prej 5000 njësi prodhimi në ditë, ‘ERA Catering’ ofron një gamë të gjerë shërbimesh, kudo që ju ndodheni. Nëpërmjet paketave të thjeshta ushqimore (business lunch) apo kontratave me institucione shtetërore e private (industrial catering), ‘ERA Catering’ vjen në mjediset tuaja të punës, duke ju sjellë pranë cilësinë dhe shijen. Jemi me ju në çdo çast dhe çdo ngjarje të rëndësishme të jetës suaj! ‘ERA Catering’ ju shoqëron në çdo event tuajin, festa familjare, dasma, ditëlindje, mbrëmje gala dhe kudo, ku ka nevojë për përkujdesje. Sepse ‘ERA Catering’ është SHIJA QË TI PRET!

Çertifikatat e Cilësisë


CertiW HACCP
Standarti ndërkombëtar i vlerësimit për çertifikimin e sistemit të autokontrollit bazuar ne metodën HACCP. Për më 
tepër informacion vizitoni faqen zyrtare të CertiW.

CertiW ISO 9001
Standarti ndërkombëtar i vlerësimit për çertifikimin e sistemit të cilësisë së menaxhimit bazuar në ISO 9001:2008. Për më tepër informacion vizitoni faqen e CertiW.

The winning Partner CertiW
Rrjeti ndërkombëtar për
çertifikimin e implementimit
dhe ruajtjes së sistemit të
cilësisë së menaxhimit. Për më 
tepër informacion vizitoni faqen zyrtare të
 CertiW.